Ylli portugez, Cristiano Ronaldo feston ditëlindjen e 36 këtë të premte, dhe ka zgjedhur që ditën ta kalojë me partneren e tij Georgina Rodrigues.
Ajo çka bie në sy është fakti që dyshja kanë zgjedhur që këtë ditëlindje ta kalojnë duke luajtur në borë dhe duke bërë ski.
Ndoshta, 5 herë fituesi i Topit të Artë i kanë ardhur në majë të hundës luksi dhe ka vendosur të shijojë paksa bukuritë e natyrës.
Sulmuesi i Juventusit po kalon një formë të mirë edhe pse është 36 vjeç tashmë, duke qenë se në Serinë A udhëheq listën e golashënuesve me plot 15 gola për këtë sezon.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb



