Luis Van Gal kaloi një moment të vështirë në jetën e tij, pasi luftoi me tumorin dhe duket se e ka mposhtur atë.
Trajneri i njohur rrëfen jetën e vështirë paralelisht me humbjet e personave të dashur, por gjithashtu ndalet edhe tek Europiani. Ka analizuar Holandën duke thënë se është një skuadër që mund të ecë përpara në këtë kompeticion, pavarësisht se për favoritët absolutë i përjashton portokallinjtë.
Si ndiheni?
Më mirë. Shanset që tumori të shfaqet sërish janë minimale, por kurrë nuk i duhet. Për momentin ndihem shumë mirë dhe i shëndetshëm. Përpara 2 vitesh isha me aparate, me shapka gomenëpër këmbë.
Kur nisi lufta me sëmundjen?
Katër vite më parë kur isha 69-vjeç. Isha shumë në formë, pavarësisht moshës. Bëja gjithçka, luaja golf, tenis, notoja. Por tani nuk mund të bëj asgjë. Jam shumë I lodhur. Thjesht mund të flas, siç po bëj tani (qesh). Por mund t’ia dal edhe kështu. Jam me fat që kam pasur këtë mentalitet gjithë jetën time.
Sa mund ta ndryshojë jetën një lajm i tillë?
Jeta ime është e mbushur me histori të tilla. Unë humba tim atëkur isha 11 vjeç. Nga një familje me 9 vëllezër, vetëm 3 mbetëmtë gjallë. Është çështje gjenetike. Bashkëshortja ime vdiq në moshën 39-vjeçare. Jam mësuar të eci përkrah vdekjes. Për momentin jam gjallë dhe kjo është e rëndësishme.
Çfarë do t’i thoshit Van Galit të 50 viteve më përpara?
Që të ishte pak më i duruar me mediat. Që nuk është përgjegjës për atë që pyesin, por për atë që përgjigjet. Këtë duhet ta dija më mirë atëherë. Flasim pak për futboll.
Cila skuadër është favorite për këtë Europian sipas mendimit tuaj?
Është shumë e vështirë. Në impresionin e parë mendoja për Spanjën, pastaj Gjermaninë. Edhe Holandën me Portugalinë i shoh skuadra me opsione për të fituar. Do të varet shumë ngaforma e lojtarëve. Franca është një ekip i jashtëzakonshëm, por Mbape e futi në telashe. Në kompeticione të tilla duhet patjetër edhe fati. Anglisë për shembull i ka munguar shumë. Edhe pse është toka e futbollit, kurrë nuk ka lënë gjurmë. Premier Ligaështë një nga kampionatet më të mira në botë, por nuk fitojnëshumë Champions. Kjo më bën të mendoj që në vend të parë është La Liga. Është më mirë taktikisht dhe teknikisht. Spanjaështë favorite, por kurrë nuk i dihet.
Po Holandën, ku e shihni?
Nuk mund ta them dot. Por shpresoj që të kemi fat, sepse naduhet. Duhet të kemi fat edhe me arbitrat.
Morata ka thënë që spanjollët janë shumë pesimistë për veten e tyre. Mendon se ka të drejtë?
Unë 30 vite më parë pata të njëjtën ndjesi. Nëse e ka thënëMorata, do të thotë se ka marrë shumë Kritika. Por Lamin Jamal ka marrë shumë vlerësime. Të gjithë kanë qasjen e vetë.
A do ta shohim më Van Galin në një skuadër?
Nuk mendoj. Aq kohë sa më ka ngelur në jetë preferoj ta kaloj me bashkëshorten time. Nuk e përjashtoj ndonjë kombëtare, por klube jo. Në vitin e fundit kisha bisedime me disa prej federatave, por isha i sëmurë dhe kjo më pengoi.