Juventusi 2024-25 e ka nisur sezonin, edhe pse me rangje të reduktuara. Në mëngjes pasarela në J Medical për vizitat rituale, pasdite, kur vapa e zjarrtë e këtyre ditëve është bërë pak më e durueshme, seanca stërvitore nën urdhrat e Tiago Motës dhe stafit të tij.Këto ditë të para ka pasur shumë fytyra të njohura (Lokateli, Rugani, De Shiljo, Mireti, Perin, Pinsolio, Nikolusi e deri tek Djalò), dy nga tre nga nënshkrimet e reja (Di Gregorio dhe Turam) dhe lojtarët që ktheheshin nga huazimet (Soule, Huijsen, Arthur ), si dhe një grup i madh të rinjsh nga ekipi U-23. Në këto ditë grumbullimi mungojnë të gjithë emrat e mëdhenj, të cilët do të rikthehen një nga një në javët në vijim bazuar në momentin kur u larguan nga Kampionati Evropian dhe nga Kupa e Amerikës, por për Tiago Motën është një mundësi për të prezantuar idetë dhe për të sqaruar menjëherë disa koncepte, si në lojëra, ashtu edhe më gjerë.
Trajneri i ri është vendimmarrës dhe nuk e ka problem t’i tregojë gjërat saktësisht siç janë. Nga Arthur te MeKeni apo Rugani, Milik, Kostiç dhe De Shiljo, të gjithë janë në një listë lojtarësh që janë në treg dhe që do të bënin më mirë të gjenin një ekip tjetër nëse nuk duan të përfundojnë në tribunë. Nga ana tjetër, mësohet se trajneri ka kërkuar fotot me emrat të të gjithë stafit në klubin juventin pasi dëshiron të krijojë një frymë familjare.