Si pasojë e rrëshqitjes së dheut në pjesën verilindore të Indisë, humbën jetën 4 fëmijë ndërsa dy të tjerë u lënduan.

Nëpunësja e policisë Lalhriatzuali Ralte tha se rrëshqitja e dheut ndodhi në Aizawl, në shtetin federal Mizoram, njoftuan mediat lokale.

Ralte tha se 4 fëmijë nga e njëjta familje pësuan në rrëshqitjen e dheut dhe dy persona u lënduan.

Shirat mosun që janë të pranishëm në Azinë Jugore nga qershori deri në shtator shkaktojnë fatkeqësi të shumta natyrore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re