Nga Besnik ALIAJ –
Ne se doni te kuptoni cpo ndodh sot ne Shqiperi dhe vende te tjera te ngjajshme ne nje epoke “post-demokraci” lexoni kete autor te jashtezakonshem dhe vepren ne fjale!

Komunizmi (i pronarëve të proletariatit) dhe kapitalizmi (i pronarëve të kapitalit), për Débord-in, ishin veç dy forma te te njejtit regjim politik. Ai shkruan se: “Transformimi i një levizje politike, nga konceptimi fillestar deri ne zbatim, nuk ruan deri ne fund te njejtin shpirt e vlera fillestare”. Keshtu ndodhi edhe me levizjet demokratike te Europes Lindore pas renies se Murit te Berlinit!
Kështu vete intelektuali dhe filozofi – Guy Ernest Débord – jep shembullin e tij pa zhurme, pa emisione TV e foto, pa spektakel e show, dhe në moshën gjashtëdhjetë e dy vjeçare, me një “të shtënë pushke” në qetesine e shtepise se tij gati anonime në periferinë e thjeshte te Parisit, permes dy veprave fantastike ka sfiduar e shperfillur të gjithe “shown” politik publik parizien, duke i bere nje skanim diskretitues sistemit politik e social aktual francez dhe me gjere ne boten “demokratike”!
Débord iku me pas pa lënë lamtumira. Lakonik si në rreshtat e debutimit te tij intelektual letrar, ai na la ne fakt pas nje testament te forte per te kuptuar gracken ku bota “post-demokratike” ka rene, perfshi shoqeri para-demokratike si ajo e Shqiperise!
Ai nder te tjera thote: “Kam lindur në 1931 në Paris. Të mirat e familjes sime u minuan gjithnje si nga keqqeverisjet politike te vendit, dhe nga pasojat e krizës ekonomike botërore. Prandaj – thote ai – ne kemi lindur virtualisht te rrënuar.” Jetim nga i ati në moshën katër vjeç, ai kryen shkollimin në Kanë. Me tej ne Paris ne adoleshencen e tij nuk pati “asnjë sens konkret karriere” si shumica e te rinjve sot! Po keshtu edhe ai do te niste “me ngadalë, por pashmangshëm një jete plot aventure, dhe me syte hapur kater”.
Në Paris Débord zbulon surrealizmin. Takimi me poetin Isidore Isou dhe miqtë e tij të letërsisë “Zjarret e Avangardave të Fundit” e ben ate shpërfillës ndaj çdo “paqeje” me realitetin, skizmatik te përhershëm ndaj pushtetit, pasionant para së gjithash për artin, arkitekturën, poezinë, kinemanë, etj. Por gjithmone ai do te përçmoje surrealizmin. Débord do t’i neveriste gjithashtu pseudo-letraret, pseudo-intelektualet, dhe pseudo-politikanet! Ai nuk do të ngurronte te ratifikonte gjithnje vdekjen e cilësdo pseudo-elite te vete quajtur “avangarde”. Do të shkruante dhe do të drejtonte vete edhe filma, duke nisur nga “Hurlements en faveur de Sade” që në nje mbrëmje të vitit 1952, në Paris, do ta prezantonte kështu: “Nuk ka më filma. Kinemaja ka vdekur. Politika tashme ka pervetesuar “show-n”. Ndaj po të doni, kalojmë direkt te debati.”
Shkurt Débord eshte nje intelektual i vertete dhe thellesisht i pavarur. Si nje udhëtues i madh ne bote ai nenvizonte: “Kam jetuar kudo ne rrethe mes intelektualëve të kësaj epoke” – nderkohe qe Parisi rrotullohej së paku për tre dhjetëvjeçarë të plotë vetem rreth De Gaulle, nje simbol i triumfit te borgjezise se vogël te “Francës së Madhe”. Pikerisht ne kete kohe del në libraritë e Parisit numri i parë i IS, Internacionales Situacioniste (“Situacionist – thote Débord – është një fjalë pa kuptim”), qe ishte nje botim tremujor intelektual e mjaft kritik!
Me ironi përbuzëse Débord flet per here te pare ketu publikisht per fenomenin e “marketimit publik politik” si nje proces “show” te genjeshtert dhe cuditerisht te “hareshëm” rekrutimi te opinionit publik! Duket sikur liderat politike – thote ai – bejne thirrje qe “të rinj e të reja te çfarëdo prirjeje, te harrojne realitetin ulurites dhe bindjet tyre bazuar ne vlerat e provuara te moralit publik, duke i shtyre ata dhe gjithe shoqerine qe te squllet gradualisht duke përqafuar politiken e “pragmatizmit” te interesit, kotsinë e lojës mediatike te perpunimit te mendimit publik, dhe sidomos te lidhjes se politikes me biznesin dhe oligarkine!
Ky model i te berit politike i shmanget rolit original te politikanit si administrator i zgjedhur publik, si vendimarres vizionar e inspirues te shoqerise, duke dhene shembull vete per mbrojtjen e interestit publik! Ne te kundert ne realitet zullumi, arroganca dhe vjedhja behen parim, permes promovimit te njerezve te rendomte, te inkriminuar dhe figurave anonime te “shkathet” por pa shkollim e dije të veçanta. Pra në se jeni te shkathet dhe të bukur, ju mund të hyni brenda sistemit. Mjafton te telefononi menjëherë partine dhe liderin! Paraqituni ne parti dhe ardhmja juaj eshte siguruar! Pikerisht ketu fillon “spektakli”, show mediatiko-publik, dhe ze rrenje vete “shoqeria e rreme e spektaklit”. Askush nuk punon me! Askush nuk mban me pergjegjesi! Rendesi ka “show” qe te mban ne pushtet, dhe cfare perceptojne njerezit, pavaresisht cfare ndodh realisht!
Ketu lind një dashuri e vecante e Débord-it për Italinë, që e ai e vizitoi shpesh, sepse e konsideron kampionen e “shoqerise se spejtaklit”, sidomos në vitet e nxehta të terrorizmit (që Guy Débord e kundërshtoi me forcë); e deri në përjashtimin e dekretuar në 1977 (nga qeveria Andreotti, ministër i brendshëm Cossiga), i akuzuar se po nxiste klimën e rebelimit në vend. Dhe nuk duhet harruar se Italia e viteve 70-80 ne fakt eshte sikur Shqiperia sot ne cdo drejtim! Ngjajshmeria madje eshte therese!
Atehere Guy Débord shkroi: “Italia përmbledh kushtet sociale të thelbit te “shoqerise globale te spektaklit”, duke u orvatur në mënyrën e saj (te nje klase politike gati mafioze) që tashme dihet, të amalgamojë në një pushtet të vetëm “Aleancën e Shenjtë” te represionit të pushtetit me klasën oligarkike te stimuluar qellimisht dhe me burokracine-totalitare te ngritur permes filtrave te forte te militantizmit politik!
Jo rastesisht pas kesaj pervoje e më pas Débord do te kishte dilemen e perhershme qe vete e quante disi vulgare: midis te bërit një autoritet publik në kontestimin e shoqërisë e pushtetit; apo te te berit nje individ anonim dhe intelektual i padukshmëm i zhytur ne egoizimjn e tij gati maniakal! Ne fakt ai duket zgjodhi me pas te behej “mendimtari më i mistershëm i epokës”.
Débord vendosi te mos kishte kurrë me televizor, kurrë me telefon. Miqve të pakët u shkruante, duke përdorur ndonjë copë letër rastesore çfarëdo. Asnjë ritual komunikimi. Shëtitje të gjata nokturne, dhe asnjë mondanitet. Asnjë kongres, debat, prezantim libri. Polemika gjithmonë, por vetëm me shkrim, kundër trashjes së partive politike franceze, kundër Lucien Goldmann, Henri Lefebvre, Edgar Morin, etj. Kundër Sartrit (sipas tij “të pacilësueshmit”), kunder Martin Heideggerit (sipas tij “nazistit të gjorë”), kunder François Lyotard-it (sipas tij “mbledhës frazash si me rimorkio”), etj etj.
Për veten Débord do thoshte me modesti se ishte: “Doktor në asgjë”. Por nderkohe e quante veten edhe: “mik i Arthur Cravan-it dhe i Lautréamont-it”. Në bibliotekën e tij do te dominonte: Tuqiditi, Sun Cu, Omar Kajam, Makiaveli, Hegel, Tokvil, Marks, Karl Kraus, Lukaç, von Klauzevic, Xh. Oruell, Baltazar Gracian, etj si keta! Por natyrisht, aty do te gjeje edhe dy tekste te tjerë themelorë të situacionizmit: “Mbi mjerimin e mjedisit studentor” të Mustafa Kajatit (Manifesti i Famshëm i Universitetit të Strasburgut); si dhe “Manuali i dijes për të jetuar në përdorim të brezave të rij” të Raoul Vaneigem. Të dy të botuar në 1967, viti kur del ne botim vepra e tij kryesore “Shoqëria e Spektaklit”!
Ky libër më fort i cituar se i lexuar, eshte sot nje nga referencat kryesore te pavarura intelektuale franceze e boterore, së bashku me fragmentet e filmave dhe të artikujve të tij. Citimet kane qene të inkurajuara nga vetë Débord, i cili ka refuzuar gjithmonë “të drejtat dhe copyright-in” e çdo vepre te tij, duke nenvizuar se: “Idetë përmirësohen vetem kur citohen, dhe kjo nuk ka nevoje per leje! Sepse kuptimi i fjalëve merr kuptim pikerisht te ky proces referimi pa leje, ku “plagjiatura” behet e domosdoshme per te cuar vete kuptimin fillestar edhe me thelle! Progresi qe gjenerohet nga ky citim – per Débord – e implikon vete kuptimin edhe me shume. Vete Débord perqafon afër frazën e cdo autori qe pelqen, përdor shprehjet e tij, per te përballur cdo idej të rreme, dhe per ta zëvendësuar ate me idenë e drejtë.” Shumë i ngadaltë në krijim, Débord do e mbyllë rrethin e analizës së vet njëzet e një vjet më vonë me “Komentaret” e tij, ku ai shtjellon tridhjetë e tre teza mbi «spektaklin e integruar politiko-publik», si nje modalitet i ri i pushtetit aktual ne cdo vend post-demokratik, ku sot realizohet de fakto falsifikimi perfekt dhe përfundimtar i lirise e demokracise ne secilin vend me vete, dhe ne teresi ne bote!
Mos harroni tashme gjithka qe ndodh eshte vetem virtuale dhe jo e vertete! Eshte vetem nje spektakel i shemtuar genjeshtrash ne nje “shoqeri te genjeshter spektakli” te dominuar nga statuskuoja e oligarkise politiko-mediatike ne nje “pakt” sipermarrje te vlefshem vetem per nje grusht njerezish qe bejne sikur lutojne me njeri tjetrin per vlera dhe parim!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re