Skip to content

Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë të reja

800 0 1787663002ximg 6385 513

Drejtuesi i një jet ski është gjobitur nga policia e Vlorës me 500 mijë lekë për shkak se kishte hyrë brenda perimetrit të sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesve.

Sakaq, policia i ka bllokuar dhe mjetin lundrues në Portin e Sarandës.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese dhe subjektet që operojnë me to, që të respektojnë me rigorozitet perimetrat e sigurisë dhe rregullat e lundrimit, duke mos vënë në rrezik jetën dhe sigurinë e pushuesve.