Me shumicën e deputetëve të mazhorancës Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e opozitës për mocion me debat. Kjo ka detyruar ligjvënësit demokratë që të bllokojnë foltoren.

Pavarësisht kërkesës së herë pas hershme të kryetares së Parlamentit, Lindita Nikolla për të liruar foltoren demokratët nuk u larguan.

“Do shoqëroni të tjerët nëse zaptoni foltoren. Lironi foltoren që të vijojmë normalisht për Shqipërinë dhe shqiptarët. Të vazhdojmë normalisht jo me thashetheme, por me të vërteta”, tha Nikolla, e cila u detyruar të ndërpriste seancën për të disatën herë.

Ndërkohë më herë gjatë seancë, Gazment Bardhi në fjalën e tij tha: Ju e dini që nuk ju pyet njeri në zonat tuaja, sepse vendos krimi. Në Durrës kush vendosin, bandat apo deputetet e PS? Vendosin bandat. Në Elbasan kush vendos? I dini këto ju? Patjetër që i dini, por nuk reagoni”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re