Një banor i zonës së Shkëmbit të Kavajës në Durrës, ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë në Durrës, ku 40-vjeçari Aleks Marku nga Lezha mbante të mbyllur fëmijët e tij në një banesë të marrë me qira, ndërsa posedonte dhe një armë te llojit kallashnikov.

Marku u vu në pranga paraditen e sotme pas më shumë se 5 orë negociatash me RENEA-n ku ka patur dhe shkëmbim zjarri mes të dy palëve.

I riu që foli për Neës24, deklaroi se Marku kishte një javë që kishte ardhur të jetonte në zonën e tyre dhe se gjuante vazhdimisht me armë.

Sipas dëshmisë së të riut, ai dhunonte fëmijët dhe pikërisht kjo kishte qenë arsyeja e ndarjes nga bashkëshortja. Gjithashtu ai u shpreh se 40-vjeçari rrinte nën efektin e lëndëve narkotike.

Dëshmia:

Banori: Në orën 01:30  të natës, kishte lënë fëmijën jashtë njëri, dhe ka gjuajtur ky (Aleks Marku) me armë, i kishte kaluar plumbi atij të hotelit, Qemalit, që e ka këtu. Për fat policisë që e kapën.

A e keni parë me përpara?

Banori: E kam parë me përpara

Rrinte ndonjëherë i pirë ose…?

Banori: I droguar rrinte

Sa kohë ka që e ke parë?

Banori: Tani, punë ditësh

I keqtrajtonte fëmijët?

Banori: I keqtrajtonte dhe me nusen ishte ndarë ngaqë dhunonte fëmijët. I rrihte brenda duke i torturuar.

Ke fol ndonjëherë me të?

Banori: Jo, Jo! Nuk kam muhabet me atë unë. E kam parë kështu. Ishte agresiv, gjuante me kallash.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re