Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me zbulimin e një skemë ku emigrante te paligjshem që e kishin të ndalur të futeshin në BE, ndihmoheshin nga efektivë të policisë së Rinasit.

Balla ka përshëndetur punën e bërë nga policia, ndërsa i bën thirrje Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore që të bashkëpunojë me SPAK.

Po ashtu ministri shprehet se “po largojmë ditë pas dite nga trupa e shëndoshë e policisë elementët e dëmshëm, të inkriminuar apo shkelës së etikës, të cilët njollosin punën e palodhur të mijëra e mijëra uniformave blu”.

“Rritja e besimit të publikut tek Policia e Shtetit lidhet në mënyrë tëpandashme me procesin e vetëpastrimit, përmes të cilit po largojmë ditë pas dite nga trupa e shëndoshë e policisë elementët e dëmshëm, të inkriminuar apo shkelës së etikës, të cilët njollosin punën e palodhur të mijëra e mijëra uniformave blu që shërbejnë me vendosmëri të palëkundur shtetit të së drejtës dhe në mbrojtje të qytetarëve të këtij vendi.

Përgëzime Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për rezultatet e dukshme dhe premtuese për një intensifikim edhe më të madh të këtij procesi vetëpastrimi.

E nxis AMP të forcojë bashkëpunimin institucional me SPAK, prokuroritë e jurisdiksionit të përgjithshëm, si dhe me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit dhe inteligjencës dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, për të garantuar standarde të larta të integritetit dhe pastërtisë së figurës së punonjësve të policisë”, shkruan Balla.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re