Ish-kryeministri Sali Berisha poston një video ku pretendon se, është regjistruar në një nga mangazinat ku bëhet shpërndarja e ndihmave emergjente për të prekurit nga tërmeti.

Sipas tij, pamjet tregojnë makinat private teksa mbushen nga persona, të cilët qytetarët i denoncojnë se nuk janë të dëmtuar.

Video është regjistruar mbrëmjen e kaluar ndërsa sipas qytetarëve punonjësit që shpërndanin ndihma mbushin makiant e familjarëve të tyre dhe largoheshin.

“Shikoni se si narkozyrtaret mbushin makinat me ndihma per te demtuarit nga termeti.

Shikoni videon e qytetarit dixhital dhe lexoni mesazhin e tij. sb

Pershendetje dr video esht ber mbrem ne Oren 10 te Nates Ku punonjesit qe shperndanin ndihma mbushnin makinat e familjarve Te tyre dhe i merrnin”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në rrjetet sociale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re