Në seancën e sotëm plenare në Kuvend, deputeti Tritan Shehu deklaroi se vendi është mbushur me vaksina kineze të pa certifikuara, duke bërë sipas tij në terma metaforizmi një “sallatë ruse” me vaksinat.

“Strategjia e vaksinimi është nja nga pjesët më të rëndësishme të përballjes me Covid, për minimizimin e humbjes së jetëve apo pasojave sociale. Si edhe për minimizim e dëmit ekonomik, kjo po del dhe më shumë në plan të parë.

Fatkeqësisht vendi ynë në gjithë këtë periudhë nuk pati strategji reale apo transparente. Nuk ka objektive të përcaktuara, por vetëm improvizime , mungesë profesionalizmi. Në fillim u tentua të mohohej strategjia e vaksinave.

Kur ju thoni të përgatiteshit për moshën e tretë apo uljen e moshës së vaksinimit, bënit sikur nuk dëgjonit. Që nga kryeministri, Komiteti betoheshit se në Shqipëri do të përdoreshin vetëm vaksina të sigurta, ndërsa sot po e mbushni vendin me vaksina kineze të pa certifikuara dhe të pasigurta. Ju vazhdoni të bëni vetëm demagogji dhe na akuzoni ne”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re