Ekspertë të shëndetit publik nga 30 vende të botës janë mbledhur këtë të hënë në Athinë, ku po mbahet Samiti i 6-të i organizuar nga Shoqata Ndërkombëtare Shkencore e Ekspertëve të Pavarur për Kontrollin e Duhanit dhe Reduktimin e Dëmit.

Në fokus të këtij samiti është njohja me dëmet që shkakton duhanpirja  nëpërmjet studimeve shkencore si dhe prezantimi i produkteve alternativemë pak të dëmshme.

Lufta kundër pirjes së duhanit është një nga objektivat themelore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Me rreth 1.1 miliard duhanpirës aktivë në mbarë botën dhe rreth tetë milionë vdekje në vit që rezultojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi nga ekspozimi ndaj substancave të dëmshme të prodhuara nga djegia e cigares, kjo e fundit, është gjithashtu një ndër shkaqet kryesore të shfaqjes së sëmundjeve të rënda.

Ekspertët kanë referuar punime shkencore të cilat kanë faktuar se në 30 vitet e fundit prevalenca e duhanpirjes ka rënë por me rritjen e popullsisë, numri i përgjithshëm i duhanpirësve është rritur.

Njëkohësisht ekspertët nënvizojnë se nevojiten të dhëna për politikbërësit që të hartojnë politika që reduktojnë pasojat e dëmshme të pirjes së duhanit për popullatën.

Veç dëmeve të shumta në shëndet një studim i fundit i realizuar tek personat me probleme të shëndetit mendor vuri në duke se pirja e duhanit rrit sëmundshmërinë dhe shkakton vdekje të parakohëshme.

Ekspertët besojnë se strategjitë e kontrollit të duhanit duhet të riformohen për të përfshirë reduktimin e dëmit. Megjithëse lënia e duhanit dhe parandalimi mbeten dy ndërhyrjet më me ndikim dhe me kosto efektive në mjekësi, ata rekomandojne inkurajimin e produkte alternative me rrezik më të ulët, përveç masave tradicionale të ndalimit të duhanit dhe parandalimit të duhanit.

Duke qenë se studimet kanë faktuar se është pikërisht tymi i duhanit ai që krijon dëme në shëndet dhe jo nikotina, OBSH ka vendosur si objektiv global që deri në 2030 të kemi një botë pa tym duhani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re