Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, është shprehur se Procesi i Samitit të Berlinit, “erdhi të dëshmoje se Shqipëria i përket Evropës”.

Sipas deputeti, samiti dëshmon se “janë anti Shqiptare, anti Europiane të gjitha teorizimet nga Ballkani hapur deri te mosndëshkimi i Serbisë për aktin terrorist në Kosovë”.

“Samiti i Berlinit erdhi të dëshmoje se Shqipëria i përket Evropës, dhe që janë anti Shqiptare, anti Europiane të gjitha teorizimet nga Ballkani hapur deri te mosndëshkimi i Serbisë për aktin terrorist në Kosovë”, shkruan ai.

Kujtojmë se Samiti i Procesit të Berlinit mbahet sot (16 tetor) në Tiranë ku janë mbledhur liderët e shteteve anëtare të BE-së, përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Europian dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ky samit është i një rëndësie të veçantë pasi për herë të parë zhvillohet jashtë kufijve të BE-së dhe mbahet në Shqipëri.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re