Ka nisur në Apelin e GJKKO seanca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili në zgjedhjet e fundit të BE, u zgjodh edhe eurodeputet.

Mësohet se avokatja e Belerit, Klodiana Gjyzari ka akuzuar trupën gjykuese se nuk janë caktuar me short, por janë zgjedhur për këtë cështje.

Relatorja Daniela Shirka ka mohuar duke thënë se caktimi i trupës gjykuese me short elektronik

Po ashtu avokatja Gjyzari ka kërkuar përjashtimin e Shirkës me pretendimin se është e njëanshme.

Kujtojmë që në seancën e sotme merr pjesë edhe ambasadorja e Greqisë në Tiranë dhe kreu i PDIU, Vangjel Dule.

Pjesë nga debati:

Klodiana Gjyzari: Ju nuk jeni caktuar me short, por jua kanë caktuar këtë çështje. Nga të dhënat e sistemit iu është caktuar manualisht.

Ju si relatore keni shqyrtuar edhe dy çështje të tjera për Belerin dhe në të dyja rastet ju është caktuar manualisht

Relatorja Daniela Shirka: Caktimi i trupës gjykuese është bërë me short elektronik.

Klodiana Gjyzari: Kërkojmë përjashtimin tuaj, jeni e njëanshme (për relatoren Daniela Shirka.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re