Federata e Futbollit të Serbisë zyrtarizoi sot vendimin, për të pritur Shqipërinë në stadiumin “Rajko Mitiç”. Vendim surprizë që ndeshja do të luhet në Beograd, pasi të gjithë zërat më parë e dërgonin ndeshjen ne Leskovac.
Para ndeshjes me Shqipërinë, Serbia do të përballet me Anglinë. Takimi ndaj këtyre të fundit do të luhet më 7 shtator.
Kështu duke e dërguar edhe Kombëtaren kuqezi, më 11 tetor në të njëjtin stadium, tregon se për ta ka të njëjtën vlerë. Në anën tjetër ndeshja e fundit me Letoninë, do të luhet pikërisht në Leskovac.
E programuar për datën 16 nëntor, Serbia ka zyrtarizuar edhe axhendën e stadiumit për Letoninë. Stadiumi “Rajko Mitiç” ka rreth 52 mijë vende ndërkohë edhe është më i madhi në Beograd.