Komanda Qendrore e SHBA pritet të shpallë politikën që këtë javë, thanë zyrtarët vendas.
Nuk është e qartë se cilat autoritete ligjore do të përdorin SHBA për të lehtësuar transferimin e armëve. Nga ana tjetër, Kombet e Bashkuara kërkojnë që armët e sekuestruara të asgjësohen ose të ruhen. Administrata e Presidentit, Joe Biden prej muajsh po peshon se si t’u dërgojë ligjërisht armët, të cilat ruhen në objektet e CENTCOM në të gjithë Lindjen e Mesme, tek ukrainasit.