Hanna, uragani i parë i sezonit Atlantik 2020, goditi brigjet e Teksasit të dielën, duke rrëzuar shtyllat e linjës së transmetimit dhe pjesë të murit të famshëm Trump” në kufirin SHBA-Meksikë, i ndjekur nga reshje të mëdha shiu dhe erëra të forta në të gjithë rajonin.

Hanna arriti në bregdetin amerikan në ishullin Padre vonë të shtunën në mbrëmje si një uragan i Kategorisë 1 në shkallën Saffir-Simpson me pesë pika. Ajo ka goditur pjesë të Teksasit që tashmë janë goditur fort nga epidemia e koronavirusit.

Erërat e forta përmbysën kamionët dhe rrëzuan pemët, duke lënë disa shtëpi pa çati. Në disa vende, më shumë se 30 inç shi për metër katror ra, duke përmbytur një pjesë të rrugëve në Teksasin Jugor.

Një video që qarkullon në internet tregon se si erërat rrëzuan pjesët e ngritura të murit në kufirin midis SHBA dhe Meksikës.

Në një moment, gati 300,000 shtëpi mbetën pa energji elektrike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re