Shefi i shtabit të Presidentit amerikan Donald Trump, Mark Meadows tha të dielën se zgjedhjet presidenciale do të mbahen në 3 nëntor dhe se Presidenti Trump shprehu shqetësimin e tij për votimin e korrespodencës kur flirtoi me idenë e shtyrjes së zgjedhjeve.

“Ne do të zhvillojmë zgjedhjet në 3 nëntor dhe presidenti do të fitojë,” i tha Meadows CBS, njoftoi Reuters.

Trump të enjten propozoi shtyrjen e zgjedhjeve të të planifikuar apër 3 nëntor, një propozim që u refuzua menjëherë nga demokratët dhe republikanët në Kongres.

Vetëm Kongresi mund të shtyjë zgjedhjet.

“Propozim jo serioz”

Kritikët, madje dhe aleatët e Trump, hodhën poshtë propozimin e tij si joserioz dhe si një përpjekje për të larguar vëmendjen nga rënia shkatërruese në ekonominë e SHBA, ndërsa disa ekspertë ligjorë paralajmëruan se sulmet e Trump mund të minojnë besimin e mbështetësve të tij në procesin e zgjedhjeve.

Presidenti republikan vuri në dyshim besueshmërinë e votës së korrespondencës dhe pohoi se një mënyrë e tillë e votimit hap mundësinë e mashtrimit të gjerë, megjithëse ai nuk ofroi argumente për këtë pretendim.

Meadows paralajmëroi të dielën se fletëvotimi duhet të dorëzohej siç duhet, duke mos dëshmuar se në të kaluarën fletëvotimet nuk ishin dorëzuar siç duhet.

I pyetur nëse ai ishte përgjegjës për propozimin e Trump, Meadows shmangu përgjigjen ndaj pyetjes, por sugjeroi që në rast të një votimi me korrespodencë, rezultatet me siguri nuk do të ishin të disponueshme në 3 nëntor, duke shtuar se, sipas mendimit të tij, ato nuk do të njiheshin në 1 janar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re