Një mjek i mençur dikur tha se ilaçi më i mirë për njerëzit është dashuria.

Dikush pyeti: “Po sikur të mos funksionojë?”

Mjeku buzëqeshi dhe tha: “Rrisni dozën!”

Në përgjithësi, kur dëgjojmë fjalën dashuri, ndjenjat nostalgjike të romancës lindin në mendjen tonë. Ndonëse ndjenja të tilla kanë padyshim kohën dhe vendin e tyre, dashuria e vërtetë shprehet në formën e dhënies dhe mospritjes nga të tjerët.

E shprehur në këtë mënyrë, dashuria shndërrohet në dhembshuri, një kujdes për mirëqenien e të gjitha qenieve. Budistët e quajnë atë dashamirësi.

Dashuria nuk është vetëm ilaçi më i mirë për shëndetin fizik dhe mendor; është gjithashtu ndihma më e mirë që çon në mirëqenien shpirtërore.

Personaliteti ngurtësohet me shumë logjikë. Ndërsa zemra mbetet plotësisht e lirë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re