Gjendra tiroide është gjendra më e madhe e sistemit endokrin pavarësisht që ajo peshon 15-20 gr tek një individ i rritur, rëndësia e kësaj gjendre është e jashtëzakonshme. Gjendra tiroide është përgjegjëse për zhvillimin mendor dhe fizik si gjatë periudhës embrionale, ashtu dhe në etapa të tjera të jetës. Nëse njeriu lind pa gjendrën e tiroides  është 100 për qind e sigurtë që do të ketë prapambetje të rëndë mendore ose siç quhet ndryshe “kretinizëm”.

Gjëndra e vogël në formën e fluturës është një nga pjesët më të rëndësishme të anatomisë tonë. Ajo është përgjegjëse për sekretimin e hormoneve që ndikojnë në gjithçka, nga oreksi e deri te temperatura jonë e trupit. Shumë njerëz thjesht jetojnë me problemet me gjëndrat tiroide e nuk janë të vetëdijshëm. Femrat pesë herë më shumë janë viktimë e këtyre problemeve në krahasim me meshkujt.

Shpesh disa shenja të thjeshta mjaftojnë për të vetëdiagnostikuar problemet me gjëndrat tiroide e për t’u drejtuar më pas tek mjeku.

Simptomat e punës së dobët të gjëndrave tiroide:

– lodhja kronike ose dhimbja në muskuj

– lëkura e thatë dhe humbja e flokëve

– mbipesha

Simptomat e punës së tepërt të gjëndrave tiroide:

– sytë e fryrë

– ndjenja kronike e të nxehtit

– nervozizmi

– humbja në peshë

– djersitja e tepërt dhe duart e djersitura

Sasia e tepërt e hormoneve që sekreton gjëndra tiroide mundet të ndikojë në punën e zemrës dhe të shkaktojë goditje në kokë.  Thënë shkurt, problemet me gjëndrat tiroide janë të paparashikueshme, ndërsa diagnoza vështirë të caktohet.

Burimi: healthyfoodhouse

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re