Skip to content

Shënoi gol fantastik ndaj Francës/ Fenomeni “Yamal” po pushton botën, legjenda e Manchester United: Po bën gjëra të paligjshme

Spanja arriti të mposhtë me përmbysje Fracën në gjysmëfinale, duke siguruar kështu një biletë për në finalen e madhe të Euro2024 në Berlin.

“Furia e Kuq” reagoi shpejt pas golit të Kulu Muani, duke shënuar fillimisht një supergol me Lamine Yamal dhe më pas me Dani Olmo, që do të vulosnin rezultatin  përfundimtar në 2-1.

Padyshim që “kryefjala” e kësaj ndeshje dhe e këtij evropiani është Lamine Yamal, ylli i Spanjës i cili me supergolin ndaj Francës, bëhet lojtari më i ri në histori që shënon në një kompeticion të tillë, pas 3 asisteve në 5 ndeshjet e para.

E gjitha  bota sot po flet për të, ndërsa elozhet nuk kanë fund specialistë dhe emra të mëdhenjt të futbollit.

Legjenda e Manchester United, Rio Ferdinnand me anë të një postim i në rrjetin social “X” shkruan “Gjëra ta paligjshme nga Lamine Yamal” duke iu referua golit të barazimit ndaj ‘Gjelave’, “ai është vetëm 16 vjeç njerëz” shton Ferdinand.

Illegal things from @LamineeYamal #FRAESP 16 years old people 😳😂❤️

— Rio Ferdinand (@rioferdy5) July 9, 2024

Me siguri ky “fëmijë” do të vazhdojë të na dhurojë emocione të mëdha dhe të na kënaqe me futbollin e tij spektakolar.

Futbollistë si Yamal lindin rrallë padyshim, me të mund të krahasohen emra si Pele, Maradona apo Messi.

 

“”