Mes personave të shëruar nga koronavirusi në vendin tonë ditën e sotme ka qenë edhe një infermier. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

Kështu, numri i të shëruarve brenda personelit mjekësor rritet në 28. Ndërsa, numri i përgjitshëm i të shëruarve nga koronavirusi në të gjithë vendin është 165.

Postimi:

Çdo personel i sistemit shëndetësor që e fiton betejën e tij me #COVID19 është një lajm që më gëzon pa masë!

Edhe 1⃣ infermier në Tiranë është shëruar pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP

Shkon në 2⃣8⃣ numri i personelit mjekësor të #shëruar nga COVID-19

Deri tani janë 1⃣6⃣5⃣ pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me #COVID-19

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko