Njëjtë si me zgjedhjet e pjesshme vendore të 2021-it edhe në bashkinë e Kukësit gjasa është që ato të zhvillohen në shkelje të ligjeve dhe afateve kushtetuese.

 

Kryebashkiaku i rizgjedhur i Kukësit në 14 maj u shkarkua nga qeveria pas skandalit, ku ai shfaqej në një video me një vajzë duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e shtetit.

 

Nga 26 qershori ku vendimi i shkarkimit të Safet Gjicit u betua në fletoren zyrtare dhe ish-kryebashkiaku i Kukësit sot i arrestuar dhe në burg për akuzën e korrupsionit nuk e ankimoi atë në Gjykatë Kushtetuese, sipas parashikimeve ligjore data e zgjedhjeve duhej të ishte shpallur.

 

LEDIO  BRAHO  

 

ANETAR I KOMISIONIT TE ANKIMIMEVE DHE SANKSIONEVE

 

Në momentin se kur bëhet dekreti ka të bëjë me faktin nëse e ka ushtruar të drejtën e ankimit subjekti, në këtë rast Z. Gjici apo jo. Këtë informacion mund ta ketë vetëm Këshilli i Ministrave sepse është palë në atë gjykim dhe besoj se ky është momenti kur Këshilli i Ministrave njofton presidentin a ka pasur ankimim apo jo, në qoftë se nuk ka pasur ankim, presidenti nga momenti që merr njoftimin brenda 48 orëve cakton me dekret datën e zgjedhjeve që është ai afati 30 deri 45 ditë.

 

ERDION MAÇOLLI

 

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT

 

Vonesat në organizimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore janë një situatë juridike e cila ashtu si në zgjedhjet e para disa viteve në gjashtë bashki të vendit përsëritet dhe shkelen afatet ligjore dhe kushtetuese për organizimin e këtyre zgjedhjeve.

 

Zyrtarisht nga Këshilli i Ministrave nuk është njoftuar  vakanca dhe nga presidenti nuk ka dalë asnjë dekret.

 

ERDION MAÇOLLI

 

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT

 

Aktualisht institucionet nuk kanë vepruar. Sipas llogaritjeve organizimi i zgjedhjeve të pjesshme vendore në bashkinë e Kukësit duhej të zhvillohej ndërmjet datave 30 gusht dhe 14 shtator.

 

 

LEDIO  BRAHO

 

ANETAR I KOMISIONIT TE ANKIMIMEVE DHE SANKSIONEVE

 

Besoj nuk është çështje që nuk ka vepruar presidenti, por është çështje e mosveprimit të Këshillit të Ministrave. Tani nëse do të kishte ankim në GJK, do të ishte marrë vesh dhe besoj kjo është zvarritje nga ana e Këshillit të Ministrave për të përcaktuar datën e zgjedhjeve.

 

Nëse mbajtja e zgjedhjeve të pjesshme në Kukës duket se kushtëzohet nga vendimet politike, në Himarë është drejtësia. Në kushtet kur kryetari i zgjedhur, kandidati i opozitës Fredi Beleri, nuk mund të betohet pasi është i arrestuar dhe në burg për akuzën e krimeve zgjedhore, Himara do të drejtohet nga kryetari në detyrë Jorgo Goro.

 

LEDIO  BRAHO

 

ANETAR I KOMISIONIT TE ANKIMIMEVE DHE SANKSIONEVE

 

Situata do të zgjidhet më një vendimmarrje të formës së prerë, pra nëse masa e sigurisë do të vazhdojë të jetë e arrestit në burg për kandidatin që ka fituar zgjedhjet, atëherë do të duhet të merret një vendim i formës së prerë. Nëse ai do të jetë për dënim atëherë jemi në kushtet ku do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme për bashkinë Himarë. Po në bazë të ligjit për qeverisjen vendore vazhdon të jetë në detyrë kryetari i mëparshëm, pasi mandati i tij përfundon kur betohet ai që ka fituar zgjedhjet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re