Anis Mehmeti shkëlqeu dje me Bristol Sitin, që fitoi 0-3 në transfertën e Shefilld Junajtid. Sulmuesi shqiptar shënoi gol si dhe asistoi në Championship.

Për paraqitjen e djeshme, Mehmeti është më i vlerësuari i “Sofascore”. Nota 8 është edhe më e larta e ndeshjes dhe për të nuk është hera e parë këtë sezon, që qëndron mbi të tjerët.

Mehmeti e tentoi portën pesë herë, ndërsa një herë goditi edhe shtyllën. Dy prej pasimeve të tij ishin kyçe në ndeshje.

Padyshim që ky fillim sezoni e sheh si protagonist te Bristol Siti. E njëjta situatë ishte edhe vjet në Championship me sulmuesin shqiptar.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re