Përdorimi i hidroksiklorokuinës ka sjellë debate të mëdha mes shkencëtarëve, ndërsa ai u jepet njerëzve për të parandaluar dhe trajtuar COVID-19.  Por studimet e fundit kanë arritur në përfundimin se niveli i vdekshmërisë është i lartë.

Prof. Vinod K. Paul, anëtar i Institucionit Kombëtar për Transformimin e Indisë (NITI Aayog), një organizatë e mbështetur nga qeveria, tha se ilaçi anti-malarie që Presidenti amerikan Donald Trump thotë se po e merr, ka më shumë përfitime sesa rreziqe.

Ai shpjegoi se ilaçi po u jepej punonjësve të vijës së parë dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor në Indi dhe po përdoret gjithashtu si një trajtim për pacientët që vuajnë nga COVID-19.

Disa ditë më parë, Organizata Botërore e Shëndetit e hoqi ilaçin nga studimet e tyre klinike duke përmendur hulumtime që treguan se njerëzit që merrnin hidroksiklorokuinë ishin në rrezik më të lartë për problemet e zemrës dhe madje edhe të humbjes së jetës.

India është prodhuesi më i madh i hidroksiklorokuinës në botë dhe ka furnizuar disa vende me ilaçin gjatë pandemisë, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Vendi deri më tani ka regjistruar mbi 159000 raste me COVID-19 dhe më shumë se 4500 vdekje.

Sidoqoftë, numri i infeksioneve mendohet të jetë më i lartë sepse shumë njerëz nuk janë testuar, dhe studimet sugjerojnë se njerëzit mund të infektohen me virusin pa u ndjerë të sëmurë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re