Shkencëtarët kanë prodhuar një video tronditëse që tregon se si koronavirusi mund të përhapet në një largësi të madhe në ambiente të mbyllura duke infektuar edhe të tjerë.

Sipas videos që bazohet në një studim të ekspertëve të Universitetit të Asltos në Finlandë, koronavirusi mund të përhapet në ajër nësë një i infektuar kollitet apo tështin në një ambient të mbyllur duke rrezikuar të infektojë edhe të tjerë.

“Dikush i infektuar nga koronavirusi, mund të kollitet dhe të ecë larg, por pastaj të lërë pas grimcave jashtëzakonisht të vogla aerosoli që mbajnë koronavirusin. Këto grimca më pas mund të përfundonin në traktin respirator të të tjerëve në afërsi”,thotë Asistent Profesor i Universitetit Aalto, Ville Vuorinen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko