Shefi i Komisariatit të Policisë së Shkodrës, Paulin Çupi ka zbuluar hollësi të mëtejshme në lidhje me krimin brenda familjes që ndodhi mbrëmjen e së dielës në lagjen “Ndoc Mazi” të kryeqendrës së Shqipërisë veriore.

Sipas Çupit, Fabian Vukaj, i cili dyshohet se e ka vrarë barbarisht motrën e tij, Diana Vukaj është pikasur dhe arrestuar nga shërbimet e policisë në afërsi të vendit të krimit, afër shtëpisë së viktimës.

Gjithashtu, shefi i Komisariatit Shkodër ka bërë me dije se Fabian Vukaj ishte në gjendje depresioni dhe kishte konsumuar një sasi të konsiderueshme alkooli para momentit të arrestimit.

“Është ushtruar kontroll në territorin përreth ambienteve pranë shtëpisë dhe në afërsi të shtëpisë, është kapur dhe ndaluar vëllai i saj, Fabian Vukaj.

Kufoma është brenda në banesë, brenda në dhomën e saj të gjumit. Autori i dyshuar është në kushte depresioni, është nën gjendjen e alkoolit”, sqaroi shefi i Komisariatit të Policisë Shkodër.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re