Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në kryeqytet. Fatmirësisht nuk raportohet për njerëz të plagosur, ndërsa makina është shkrumbuar e gjitha nga flakët.

Mësohet se makina e djegur ishte tip “opel” dhe ka marrë flakë teksa lëvizte në nënkalimin tek rreth rrotullimi “Shqiponja” në Tiranë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re