Merkato e dimrit  sapo ka nisur në futbollin shqiptar dhe skuadrat e kategorisë superiore i kanë gati emrat e rinj. Megjithatë kjo s’mund të thuhet për të gjitha klubet.

Burime pranë Federatës shqiptare të futbollit konfirmojnë për Vizion Plus se bardhebluvë  të Tiranës u është bllokuar merkatoja për shkak të një detyrimi të prapambetur prej 200 mijë europsh që ende nuk është shlyer .

Si fillim drejtuesit e klubit bardheblu duhet të shlyejnë pagesën e plotë ndaj lojtarit  MOKTAR CISSE  dhe pas kësaj të presin përgjigjen për heqjen e bllokimit.

Vendimi është  marrë nga organet juridike të FIFA-s dhe aktualisht, kampionët në fuqi e kanë të pamundur të regjistrojnë futbollistë të rinj.

CISSE u bë pjesë e bardhebluve në verën e 2016 ku qëndroi për një sezon dhe  shënoi 2 gola

Mbrëmjen e të hënës , Tirana zyrtarizoi futbollistin e Young Boys , Taulant Seferi.

Sulmuesi nga Kumanova do të vinte në formën e huazimit deri në qershor të këtij viti , por pas këtij vendimi ,  24 vjecari do duhet të kthehet sërish tek kampionët e Zvicrës.

Ndërkohë ende nuk ka pasur një reagim zyrtar nga 25  herë kampionët e Shqipërisë  lidhur me këtë cështje .

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re