Qyteti i Fierit vijon të mbetet një ndër vatrat me numrin më të lartë të rasteve të reja me Covid-19 . Vetëm ditën e sotme janë konfirmuar 7 raste të reja në këtë qytet dhe 1 rast në Patos. Infektimi I tyre lidhet me pjesëmarrjen në një ceremoni mortore në fshatin Cakran.

Kujtojmë se dy ditë më parë u konfirmuan 4 raste pozitive në Fier, pjestarë të së njëjtës familje nga Cakrani por që jetojnë në lagjen 29 nëntori të Fierit. Ndaj rastet e sotme janë të gjithë të afërm të këtyre kontakteve, ku të gjithë kanë qënë në një ceremoni mortore në Cakran.

ISHP vijon gjurmimin e rasteve të tjera që janë pjesë e zinxhirit të kontaktit me qëllim identifikimin dhe izolimin e tyre.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re