Sot, disa portale raportuan se ne Berat kishte dal pozitivë me Covid-19 hoxha në Xhaminë e Sahatit. Por gjithca doli qe ishte e pavertete. Ishte vet faqja zyrtare ne FB e xhamise ne te cilen hoxha predikonte qe e hodhi poshte kete lajm te rreme. Me poshte njoftimi i plote i Xhamia e Sahatit/Berat:
NJOFTIM
Xhamia e Sahatit informon gjithë besimtarët të mos shqetësohen nga lajmet e paverteta të disa portaleve. Imami i xhamisë Sahati ka rezultuar negativ në testin për COVID-19 dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe e qendrueshme.
Xhamia e Sahatit dënon me forcë çdo shpifje dashakeqe nga portalet lidhur me këtë lajm të falsifikuar dhe të pa vërtetë.
Ashtu sikurse jemi në dijeni imami tashmë prej një kohe të gjatë për arsye shëndetësore ka munguar në ritualet si namazi dhe xhumaja.
Ne i urojmë imamit tonë shërim të shpejtë dhe i bëjmë thirrje mediave dhe portaleve të mos spekullojnë me lajme të pa vërteta duke përhapur panik, si dhe të përgënjeshtrojnë menjëherë lajmin e publikuar.
