Presidenti Vuçiç ka folur për shortin e Kupës së Botës që vendosi Serbinë përballë Shqipërisë.

Referuar asaj që ndodhi 10 vite më parë në Beograd, Vuçiç shprehet se ndeshja e parë në Tiranë do të jetë problem.

“Marrëdhëniet me shqiptarët janë shumë më mirë tani. Do të ketë pasion, i yni do të fitojë. Ata kanë një skuadër të fortë, solide, serioze, por Serbia është më e fortë, do të fitojmë.

Ne kemi një kalendar të mirë. Ndeshja e parë në Tiranë do të jetë problem”, u shpreh Vuçiç.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re