Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj në fjalën e tij në seancën plenare ku po prezantohet pr.rezoluta e PS-së anti-korrupsion, ndër të tjera është shprehur se beteja për korrupsionin ka qenë një nga zotimet e tij në fushatën e vitit 2021.

Sipas tij, Shqipëria 2030 e gjeneratës evropiane nuk do jetë aq larg nëse rezultatet e këtij projekti do të ofrojnë stacione shprese.

Ai shtoi se i vjen keq që reagimi i parë në lidhje me këtë rezolutë ka qenë balta, pasi sipas tij për kauza të tilla edhe politika bën armëpushim.

Xhafaj: Fushata e 2021 mbetet një moment i rëndësishëm i karrierës politike, ku derë më derë me zgjedhësit e mia dhe dritare më dritare mediatike, mbështeta kërkesën për votë për angazhimin publik për 3 beteja kyce: Risia, anti-korrupsioni dhe Rinia.

Isha bindur se nëse vota e tyre do të më sillte sërish në këtë sallë do t’i përkushtohesha me gjithë energjinë këtyre betejave.

Qysh në nisje të kësaj legjislature, fjalën e parë në këtë foltore ia kushtova pikërisht nevojës së domosdoshme të marrjes së hapave që synonin thellimin të mëtejshëm të reformave shtetformuese.

Kjo është arsyeja se pse e mbështes fort këtë rezolutën, e cila vlerëson nismat dhe mekanizmat e deritanishme dhe rezultatet e arritura dhe i hap rrugë reformave që qytetarët presin për ndryshim për të ardhmen që ata na kanë besuar, ku Shqipëria  2030 e gjeneratës së re evropiane nuk ngjan si destinacion i largët nëse cdo ditë rezultatet e këtij projekti do të afrojnë stacione shprese.

I keqardhur që balta ka qenë reagimi i parë, pasi edhe politika duhet të bëjë armëpushim kur flitet për një kauz që mund të kurojë plagë 30 vjeçare, duke u bashkuar dhe jo duke u ndarë , duke folur me zërin e arsyes dhe jo dëshpërimin politik, duke pasur vullnet për punë dhe jo luftë ndaj njëri tjetrit, tymi i së cilës ka sjellë verbëri për të parë hallet e vërteta të qytetarëve.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re