Shqipëria mban vendin e fundit në Europë për numrin e mjekëve në raport me popullsinë. Aktualisht janë të punësuar në sektorin publik 1.9 mjekë për 1000 banorë, ndërsa në rajon ky tregues është 2.6 dhe në vendet e zhvilluara 3.6.

 

Kriza e emigrimit e bën edhe më të vështirë për të plotësuar nevojat që ka sistemi ynë shëndetësor.

 

Sipas “Urdhrit të Mjekut” në vitin 2022 rreth 190 mjekë u pajisen me certifikatën e sjelljes së mirë, ndërsa në 6 mujorin e parë të këtij viti e kanë kërkuar 80 të tjerë, një dokument i domosdoshëm për ata që largohen nga vendi.

 

FATMIR BRAHIMAJ

PRESIDENTI I URDHERIT TE MJEKUT

 

“Vitin që kaloj janë lëshuar rreth 190 certifikata të sjelljes së mirë, ndërsa në 6 mujorin e parë të këtij viti janë lëshuar 80.”

 

Për pedagogun e universiteti të mjekësisë, Qamil Dika, investimet në sistemin shëndetësor janë pozitive, por të pamjaftueshme.

 

QAMIL DIKA

PEDAGOG I UNIVERSITETI TË MJEKËSISË

 

“Mjekët janë një aset kombëtar, të cilët duhen vlerësuar, kuptuar dhe duhet plotësuar kërkesat dhe kushtet e nevojshme që ata kanë jo vetëm për zhvillimin e veprimtarisë profesionale, por edhe atë jetësore.” 

 

Edhe nëse nuk ikin jashtë, pjesa më e madhe e studentëve apo specializantëve të mjekësisë dëshirojë të qëndrojë në Tiranë, duke bërë që spitalet e rretheve të vuajnë mungesa. Pedagogu sugjeron që mjekët e rinj, ndërkohë që kryejnë specializimin, të motivohen përmes pagesës.

 

QAMIL DIKA

PEDAGOG I UNIVERSITETI TË MJEKËSISË

 

 “Për problematikat që ka vendi ynë, kuotat e pambuluara duhet parë mundësia që të konsiderohen si të punësuar panë spitaleve tona, të motivohen përmes pagesës.”

 

Në vitet e fundit mjekët konstatojnë se drejtimet më të kërkuara për specializantët janë kardiologjia, imazheria, por edhe dermo-estetika, ndërsa rriten nevojat për mjekët e urgjencës dhe ata të familjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re