Kombëtarja shqiptare ka fituar minimalisht në miqësoren ndaj Gjibraltarit, sfidë që ishte e para në histori mes dy kombëtareve.

Kuqezinjtë zhgënjyen të gjithë, duke lënë pak gjëra për të vlerësuar, kundër skuadrës së 199 në renditjen e FIFA-s.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo iu falën golit të shënuar nga Jasir Asani në minutën e 69-të me penallti. Sulmuesi u tregua i saktë nga pika e 11 metërshit, pas një prekje me dorë, në aksionin e Cristian Shpendit.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura dhe pak raste për shënim. Për tu përmendur ishin vetëm dy tentativat e Medon Berishës, që u ndalën nga portieri dhe transversa.

Fraksioni i dytë ishte disi më ndryshe, me raste për shënim nga Cristian Shpendi dhe Arber Hoxha.

Ndeshja përfundoi 1-0, por një zhgënjim total për një skuadër pa ide e pa ritëm, që pas 5 ditësh duhet të transformohet krejtësisht nëse dëshiron të mundë Letoninë në Tiranë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re