Shqipëria ka mbyllur rrugëtimin e saj në Euro 2024 që në fazën në grupe, me trajnerin Silvinjo i cili ka aktivizuar në te sfida një pjesë të madhe të lojtarëve që kishte grumbulluar. Por përsëri, ai ka aktivizuar vetëm 19 nga 26 lojtarët e grumbulluar për turneun.

Etrit Berisha, Elhan Kastrati, Ardian Ismajli, Enea Mihaj, Marash Kumbulla, Naser Aliji dhe Amir Abrashi ishin futbollistët të cilët nuk zbritën asnjë minutë në fushën e lojës në këtë turne. Rasti i Abrashit është i veçantë, pasi trajneri vendosi të sakrifikonte Keidi Baren për të, duke insistuar se i nevojitej një lojtar i tillë për shkak të eksperiencës së mëparshme në Europian, teksa në fund nuk i dha asnjë minutë në fushë.

Por më unik është rasti i Naser Alijit, i cili ka marrë pjesë në Europianin e dytë në karrierë. Ashtu siç ndodhi në të parin, në vitin 2016, edhe këtë herë mbrojtësi i majtë nuk luajti në asnjë minutë, duke vendosur një rekord unik për përfaqësuesen shqiptare.

E veçantë është edhe se ndonëse kishte më shumë lojtarë në dispozicion se De Biazi, SIlvinjo përdori vetëm 19 të tillë, ndërsa trajneri italian në vitin 2016, aktivizoi 20 futbollistë nga 23 të grumbulluar.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re