Pas barazimit pa gola me Finlandën, Shqipëria U21 do të tentojë suksesin në ndeshjen e radhës të Grupit E kualifikues për Euro 2025.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Alban Bushi presin Zvicrën, që për momentin mban vendin e dytë në grup me një pikë më shumë se Shqipëria.
Trajneri Bushi ka zbuluar edhe formacionin që do të përballet me helvetët, ku ka disa ndryshime nga ndeshja me Finlandën. Nga minuta e parë në këtë sfidë e nisin Mjaki, Rashica si dhe Nikaj ndërsa mungon Smajli për arsye dëmtimi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re