Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha në një konferecë shtypi u pyet nga gazetarët në lidhje me atë që ai cilëson si “trekëndëshi i bermudës” (Rama – Meta- Berisha), të cilët i konsideron si e keqja e këtij vendit dhe faktit që edhe ai vetë është pjesë e kësaj politike 30-vjeçare.

Basha tha se në këtë rast diferencën e bëjnë qëndrime dhe rekordet e gjithësecilit prej tyre.

Ai shton se sot Shqipëria po vuan pasojat e politikës së personalizuar

“Ajo që bën diferencën qëndrimi dhe rekordet qe kemi gjithësecili prej nesh.

Ndaj PD dhe unë si kryetar i saj qëndrojmë si agjendë reformuese pikërisht për të lënë pas gërmadhën politike, si rezultat e i vendosjes së interesave personale të drejtuese kryesore, mbi interesat publikut shqiptar.

Shqipëria vuan sot pasojat e një politike të personalizuar.

Kësaj i jepet fund me transparencë dhe dhënies fund pandëshkueshmërisë” tha fillimisht Basha.

I pyetur se sa e moralshme është ajo që i tha mësipër, pasi edhe ai vetë betejën e nisi pikërisht  kur iu cënuan interesat personale, Basha u përgjigj duke thënë se duhen diferencuar politikanët që kanë pasur poste të rëndësishme si kryeministër dhe presidentë, me të si kryetar opozite.

Sipas tij ai dhe ekipi i tij përpjekje kryesore ka pasur dhe ka diferencimin me këtë kulturë politike.

“Në radhë të parë duhet të diferenconi midis dikujt që ka pasur poste të rëndësishme, si president apo kryeministër dhe meje, apo ekipit tim që përpjekjen kryesore ka diferencimin me këtë kulturë politike.

Diferencimin me këtë kulturë e kemi bërë edhe kur kemi qenë në qeverisje. Ajo është ajo që na bashkon në PD, fakti që kë bërë përpjekje, disa here të suksesshme, disa herë jo, por kemi një sens të përbashkët reflektimit.

Ky sens reflektimi, nuk na çon kokëulur te cilido padron liste, por na con te kërkesa për listat e hapura, në mënyrë që qytetarët dhe jo kryetarët e partive të mbushin parlamentit. Kjo qasje ne na con te barazia e votës, të votimi dhe numërimi elektronik dhe vota e Diasporës në mënyrë të kontrolluar. Pra janë veprat tona dhe jo fjalët që na diferencojnë bardhezi” shtoi Basha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re