Gjatë 24 orëve të fundit në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës janë përpunuar gjithsej 10,700 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 7,740 në hyrje dhe 2,960 në dalje. Po ashtu, janë regjistruar 3,656 mjete, prej tyre 2,796 në hyrje dhe 860 në dalje.
Krahasuar me ditët normale, ku lëvizjet ditore kapin mesatarisht shifrën 3,000 hyrje-dalje, rritja e fluksit është dukshëm e lartë. Sipas të dhënave zyrtare, fluksi ka nisur të rritet që në fillim të javës, kur lëvizjet kapnin shifrën 5,500, çka përbën një rritje prej rreth 80% krahasuar me ditët e zakonshme.
Kjo lëvizje e shtuar në hyrje të territorit shqiptar lidhet me festën e Pashkëve, duke reflektuar kthimin e emigrantëve dhe shtimin e vizitave familjare në këtë periudhë festive. Pika kufitare e Kakavijës, si më e madhja me Greqinë, përballet tradicionalisht me rritje të fluksit në festa të tilla. Aktualisht të dyja palët funksionojnë me nga 3 sportele në hyrje dhe 3 në dalje pa shënuar radhë në pritje