Pikat e kalimit kufitar janë përballur me fluks të lartë lëvizjesh gjatë orëve të fundit veçanërisht në doganat me Greqinë ku emigrantët shqiptarë janë kthyer për të kaluar festat pranë familjeve të tyre.
Por i lartë ka qenë numri i hyrjeve në vendin tonë edhe nga pikat kufitare me Maqedoninë e Veriut.
Kjo pasi shumë turistë nga vendi fiqnj kanë preferuar të kalojnë Krishtlindjen në vendin tonë.
Sipas autoriteteve në dogana fluksi do të jetë i lartë edhe në ditët në vijim kryesisht në hyrje.