Një 30-vjeçar shqiptar dhe një person tjetër nga Rusia janë autorët e sulmit me armë zjarri në një supermarket në Chania të Greqisë, ngjarje e ndodhur të shtunën e 15 qershorit.

Sipas mediave greke, dy autorët e dyshuar janë vënë në pranga të dielën mbrëma.

Ndërkohë policia ka marrë në pyetje një nga pronaret e supermarketit, shtetas sirian, i cili ka deklaruar se nuk i njihte autoret e ngjarjes.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur kur autorët kanë kërkuar të blejnë disa gjera pa paguar.

Sulmuesi filloi të rrihte pronarin dhe dy djemtë e tij, më pas nxori një pistoletë dhe qëlloi drejt tyre.

Për pasojë mbeti i plagosur djali i pronarit, 34-vjeçari, i cili ndodhet në spital.

Ndërkohë policia po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re