Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Panairin e Turizmit në Berlin, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
I pyetur nga një gazetar izrealit “nëse Shqipëria do të bëhet një Greqi e dytë”, kryeministri Rama tha se në Shqipëri turistët do të gjejnë çdo gjë që mund të ketë edhe Greqia, madje edhe më shumë.
Rama tha se në Shqipëri çmimet janë më ekonomike krahasuar me Greqinë.
Rama: Në kushtetutën tonë zakonore kemi shprehjen: Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut! Çdo mik përfaqëson zotin, nëse doni të ndiheni siç ndihet zoti ejani në Shqipëri, nëse doni të shkoni në një vend ku mendoni se edhe shoferët e taksive janë perëndi shkoni në Greqi. Presim me padurim të kemi sa më shumë hebrenj në Shqipëri. Në Shqipëri do kurseni më shumë se sa në Greqi dhe do gjeni çdo gjë që ka edhe Greqia, plus edhe më shumë.