Marlina Jaho, Dejvi Koçi dhe Gurjola Tare janë tre të rinj që nuk i kanë shpëtuar dot gjuhës së urrejtjes, në forma të ndryshme.
MARLINA JAHO
STUDENTE
“E shikojmë kudo, në rrjete sociale, në jetën e përditëshme dhe duhet me domosdoshmëri ta luftojme dhe të gjithë të bëjmë pjesën tonë për të rritur ndërgjegjësimin ndaj këtij fenomeni. Ka ndikim të madh në formimin e personalitetit, sidomos tek adoleshentët.”
DEJVI KOÇI
STUDENT
“Gjuhën e urrejtjes unë e has gjithmonë në përditshmërinë time për shkak të komunitetit që i përkas (rom) dhe shpeshherë ndihem i përjashtuar nga shoqëria.”
GURJOLA TARE
STUDENTE
“E hasim kudo, sidomos në tik-tok pasi është bërë shumë viral, hasim komente nga më të ndryshmet të cilët përmbajnë gjuhën e urrejtjes.”
Ata vërejnë se është shumë i nevojshëm ndërgjegjësimi, sidomos në rrjetet sociale ku mungesa e filtrave e bën edhe më shumë të pranishme.
Për këtë arsye i janë bashkuar nismës rajonale të organizatës së kombeve të bashkuara, “Të rinjtë për përfshirje, barazi dhe besim” ku marrin pjesë edhe të rinj nga Serbia, Kosova, Bosnjë-Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut.
RODIKA MANGA
KOORDINATORE PROJEKTI, UNDP
“Në mjediset shkollore do të duhej të bëhej më shumë mbi ndërgjegjësimin për të luftuar gjuhën e urrejtjes. Duket sikur Tirana ka mundësi por nuk duhet të harrojmë që është shumë multietnike, është një qytet johomogjen. Diferenca me qytetet e vogla është që këtu duhet të punosh në forma të ndryshme, gjendja është më komplekse. Të rinjve ju duhet të gjejnë veten në qytetin e madh, të përballen me paragjykime, stereotipizime dhe ndërkohë të rriten dhe të formohen si qytetarë.”
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda nënvizon se studimet e bëra në këtë drejtm nxjerrin në pah faktin se gjuha e urrejtjes përdoret më së shumti në rrjetet sociale, shkolla, universitete dhe vendet e punës. Prandaj edukimi e ndërgjegjësimi mbeten thelbësorë për ta luftuar.