Seanca gjyqësore për dosjen “Plumbi i Artë” është shtyrë për datën 17 qershor.

Shkak u bë mungesa e avokatëve të disa prej të pandehurve të kësaj dosjeje.

Në këtë proces, të pandehurit përballen me akuza të rënda, përfshirë vrasje me pagesë, trafik droge dhe krijim të grupeve kriminale.

Dëshmitë e bashkëpunëtorëve të drejtësisë, si Nuredin Dumani, janë thelbësore për hetimin dhe zhvillimin e procesit gjyqësor.

Kujtojmë se seancat e fundit, ka qenë Erion Alibej i cili ka zbardhur disa nga vrasjet e bujshme në vend. Ai ka treguar se si ka kontaktuar me Nuredin Dumanin, për vrasjen e vëllezërve Haxhia, por gjithashtu ka rrëfyer edhe për vrasjen e vëllait të tij në Elbasan.

Seanca e ardhshme pritet të jetë vendimtare për zhvillimin e mëtejshëm të procesit dhe përfundimin e hetimeve në lidhje me këtë dosje të rëndësishme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko