Spanja ka triumfuar në limite me një rezultat minimal 0-1 përballë Portugalisë. Një gol i shënuar nga Mikel Merino në minutën e 91-të, i dha fitoren dhe kualifikimin Spanjës.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, pavarësisht disa rasteve të pastra. Për Portugalinë, Cristiano Ronaldo rrezikoi në minutën e 12-të, por Unai Simon priti goditjen e tij. Edhe Spanja pati mundësi të mira për të kaluar në avantazh. Në pjesën e dytë, ritmi mbeti i lartë. Në minutën e 90+1, pas një asisti të Ferran Torres, Merino mposhti portierin portugez dhe dërgoi Spanjën në avantazh 0-1. Edhe pse u dhanë 8 minuta shtesë Portugalia nuk arriti të shënonte një gol barazimi.

Eleminimi i Portugalisë mbyll edhe rrugëtimin e Cristiano Ronaldos në fazën e 1/8-ve. Po ashtu CR7, do të mbyllë karrierën pa fituar një Botëror, trofeu i vetëm që i mungon.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re