Ka ndërruar jetë një ndër figurat më imponuese të Islamit në Serbi, njëherësh deputet në parlamentin serb, Muhamer Zukorliç. Ai ka mbajtur dhe postin e lartë të Kryemyftiut të Serbisë.

Ai ka dhënë frymën e fundit teksa po mbante leksione me studentë në Novi Pazar, në qytetin e tij, ndryshe Sanxhak.

Zukorliç ishte Dekani i parë i Akademisë Pedagogjike Islame, si dhe Rektori i parë i Universitetit Ndërkombëtar në Novi Pazar që nga themelimi i tij në vitin 2002. Njëherësh ishte president i Universitetit Ndërkombëtar, si dhe redaktor i parë i revistës “Zëri i Islamit” 1997.

Ai udhëhoqi me sukses Bashkësinë Islame në Serbi pë për plot nëntëmbëdhjetë vjet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re