Tre bluza me firmën e Lionel Messit, duket se kanë mjaftuar për të gjetur plot 50 mijë vaksina anti- Covid, në mënyrë që të gjithë lojtarët e Amerikës Latine të mund të vaksinohet përpara nisjes në verë të Kupës së Amerikës Latine (Copa America).

Marrëveshja është arritur me firmën farmaceutike kineze Sinovac, ndërsa drejtuesit e kompanisë e kanë shprehur hapur admirimin për gjeniun e futbollit.

Marrëveshja është ndjekur nga Presidenti i Uruguait Luis Lacalle Pou, një vend i cili po përballet me nivele të larta të infektimit me koronavirus. Shumë prej vaksinave do të shkojnë për futbollistët argjentinas

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re