Një aventurier i njohur si Robinson Crusoe, por me emrin e tij të vërtet Alvaro Cerezo po bëhet mjaft i famshëm me shpikjen e tij të fundit.

Alvaro Cerezo ka vizituar më shumë se 400 territore te paeksploruara dhe bën një jetë i vetëm në ishujt e shkretë  të largët dhe i duhet  të bëjë gjithçka për t’ia dalë.

36 vjeçari nga Spanja ka zbuluar sesi mund të ndezësh një zjarr vetëm në pak sekonda duke përdorur një qese plastike të mbushur me ujë deti.

Avaro përdor një qese plastike të mbushur me ujë deti për të ndezur zjarrin.

Qesja plastike me ujë në këtë rast shërben si xham zmadhues për të fokusuar rrezet e nxehta të diellit mbi një bimë të thatë.

Ai e ka realizuar eksperimentin e tij në një ishull të shkretë në Filipine.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re