Ditën e sotme është ndare nga jeta aktori i njohur i humorit Koço Devole, i cili prej ditësh ishte shtruar në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Krerët më të lartë të politikës në vend kanë ngushëlluar familjen e aktorit, për ndarjen nga jeta të një prej figurave më të rëndësishme të artit në vend.

Presidenti Ilir Meta përmes një mesazhi ngushëllimi, theksoi se humori dhe arti shqiptar padyshim humbën një prej kolosëve dhe figurave më të dashura, i cili do të na mungojë të gjithëve.

“Sa shumë trishtim nga ky lajm! Sikur të na thoje se bëre shaka, nga ato të kripurat, që ti na bëje gjithmonë! Humori dhe arti shqiptar padyshim humbën një prej kolosëve dhe figurave më të dashura, i cili do të na mungojë të gjithëve. Familjes Devole, të afërmve dhe gjithë artistëve ju shpreh ngushëllimet më të ndjera! Do të kujtojmë gjithmonë duke qeshur i dashur Koço! U prehsh në paqe!”- shkruan Meta.

Mbi lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të artistit të humorit, Koço Devole ka reaguar kryeministri i vendit, Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan:

“LAMTUMIRË I SHTRENJTI KOÇO! U PREHSH NË PAQE🙏”, shoqëruar me një fotografi të të ndjerit.

Po kështu, po përmes Facebook-ut ka dhënë ngushëllimet e tij edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj:

“Shumë e hidhur ndarja e beftë nga jeta e aktorit fort të dashur, Koço Devole. Ai ishte emblema e humorit shqiptar – na la pas shumë e shumë personazhe, me të cilët qeshim edhe sot. U prehsh në paqe! Ngushëllime familjes”.

Po ashtu edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ngushëlluar familjen e aktorit.

“Ngushëllimet e mija për familjen, të afërmit dhe miqtë e aktorit të madh të humorit shqiptar Koço Devole që humbi jetën tragjikisht në betejë me Covid19. U prehtë në paqe!”, shkruan Basha në mesazhin e tij në Twitter.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re