Shqipëria luan sot në stadiumin e Hamburgut ndeshjen e dytë të saj në Grupin B të Euro 2024. Një ndeshje vendimtare për kuqezinjtë, të cilët sot do të përballen me Kroacinë dhe çdo hap i gabuar bën thuajse të mbyllur çdo diskutim për kualifikimin e mëtejshëm.

Të dy skuadrat vijnë pas humbjeve në ndeshjet e para me Kroacinë që është mundur 3-0 nga Spanja ndërsa Shqipëria është mundur me shifrat 2-1 nga Italia. Kjo është përballja e parë në arenën ndërkombëtare për këto dy përfaqësuese.

Në rreshtimin e kuqezinjve për këtë sfidë, Silvinjo ka ulur në stol Seferin, duke i bërë vend Laçit në formacionin titullar. Ndërkaq, Rei Manaj e nis nga minuta e parë në vend të Armando Brojës, i cili është në stolin e rezervave për këtë duel.

FORMACIONI TITULLAR

SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Manaj.
Trajner: Silvinjo

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re